Moderatorja njëherësh edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ditë më parë publikoi këngën e re “Ti Amo”.
Kjo këngë përveç që është publikuar në datën e lindjes së Luanës, e ka edhe një të veçantë tjetër dhe ajo është se është xhiruar nga fillimi në fund pa u ndalur, transmeton Sinjali.
E për këtë mënyrë të xhirimit, këngëtarja ka treguar sesa e vështirë është të realizohet.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.
“Mënyra se si realizohet një videoklip nga fillimi në fund, pa u ndalur”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e videos.
“Ti Amo” që është publikuar më 2 shtator deri më tani numëron mbi 496 mijë klikime në kanalin Youtube./Sinjali/