Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca ka njoftuar fansat se është duke punuar për projektin e radhës.
Përmes rrjetit social Instagram, ajo është shfaqur me producentin, Bini Dieza, e cila duket se po punon për këngën më të re.
Ndonëse nuk ka zbuluar më shumë, Luana pritet që në vazhdim të sjellë një tjetër këngë për ndjekësit e saj.
Ndërsa, projekti i saj i fundit është bashkëpunimi me artistin, Jay Santos.
Projekti i tyre ‘Locos’ është pritur mirë nga fansat, duke arritur klikime të shumta në Youtube. /Gazeta Sinjali/