image Luana Vjollca publikon këngën “Ti Amo”

Bota e Yjeve

Showbiz/ Luana Vjollca publikon këngën “Ti Amo”

news image

Moderatorja njëherësh këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Ti Amo” dhe është publikuar e shoqëruar me videoklip, transmeton Sinjali.

Tekstin e ka shkruar Rrzon Music, ndërsa për videoklipin është përkujdesur XL Films.

Luana këtë këngë e ka publikuar në datën e lindjes së saj dhe sipas saj është një dhuratë e dedikuar për mbështetësit e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes rrjetit social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

Ja ku është dhurata ime e ditëlindjes për ju. Ti Amo. Video e xhiruar nga fillimi në fund pa ndalesë kamere, pa montazh”, ka shkruar Luana.

https://www.instagram.com/p/B16jC_XH7Qj/

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të saj në Youtube dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku./Sinjali/