Këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca publikoi këngën e saj të re.
Këngë kjo e titulluar “Locos”, e cila është në bashkëpunim me artistin e njohur nga Kolumbia, Jay Santos.
Kënga duket se u prit shumë mirë nga admiruesit e tyre dhe vetëm për një ditë kaloi shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.
Lajmit i është gëzuar edhe vet artistja, derisa ka ndarë suksesin në rrjetet sociale me 1.8 milion ndjekësit e saj.
“Një milion, Locos”, ka qenë përshkrimi i imazhit ku shfaqet me një nga dukjet e klipit të ri. /Gazeta Sinjali/