Moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca, së shpejti do të sjellë një projekt të ri.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.
Luana ka shpërndarë një video teksa shfaqet duke u përgatitur, ku duket e kuruar deri në detaje e veshur me një fustan të zi.
“Së shpejti, për herë të parë. Kush e gjen çfarë?”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.
Ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, por vetëm disa ditë më parë Luana ndahu disa video në ‘Instastory’ ku ndodhej në një atelie. Me anë të atyre pamjeve Vjollca paralajmëroi se shumë shpejt do të sillte një brand të ri në emrin e saj.
Pas këtyre videove me siguri, ndjekësit e Luanës janë kuriozë edhe më shumë për atë çfarë do të sjellë ajo./Gazeta Sinjali/