Moderatorja dhe këngëtarja e njohur, Luana Vjollca po vazhdon t’i shijojë pushimet, duke tërhequr vëmendjen e fansave të saj.
Ajo së fundmi ka filluar edhe pushimet në bregdet, ku po ndan në mënyrë të vazhdueshme imazhe atraktive.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur me një palë bikini ngjyrë të verdhë.
Flokët e gjata i ka lënë të lira mbi supe, ndërsa në disa pjesë të trupit ajo është parë të mbante aksesorë.
Theksojmë se “Locos” mban titullin projekti i saj i fundit muzikor, që erdhi në bashkëpunim me Jay Santos. /Gazeta Sinjali/