Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Instagram’ ajo ka njoftuar se ka arritur 2 milionë ndjekës, duke u bërë kështu moderatorja më e ndjekur shqiptare në Instagram.
Këtë sukses, Luana e festoi e rrethuar me shumë ëmbëlsira.
Moderatorja u shpreh shumë e lumtur për rritjen e ndjekësve dhe përmes një giveaway “shpirtëror” do zgjedh tre nga fansat për t’i festuar ditëlindjen e tyre bashkë me Luanën. / GazetaSinjali /