Prezantuesja e njohur, Luana Vjollca është bërë me shtëpi në Kosovë, saktësisht në fshatin Makresh, mes Artanës (Novobërdës) dhe Gilanit.
Lajmi e kumtoi përmes një postimi në Instagram ku u shpreh tejet e entuziazmuar për shtëpinë e re.
Luana “folenë” e saj e zgjodhi në një zonë malore.
“U bëra me shtëpi ne Kosoven time. Zgjodha ta kem ne një zone malore, me ajër të pastër, për te shijuar boren e malet e bukura te Kosovës sa here qe kam nevoje te shkëputem nga smogu i qytetit!”, shkroi ajo.