Marina dhe Luana Vjollca nisën eksperiencën si velina duke u kthyer më pas në prezantueset e dashura për publikun. Ato kanë rrëfyer eksperiencën e tyre.
Në shumicën prej emisioneve apo spektakleve në Top Channel ato ishin bashkë, edhe pse me karaktere të ndryshme.
“Unë çapkëne dhe Marina vajza më e mirë në botë, panë që kimia ishte fantastike, s’kishte si të ndodhte ndryshe se ne bashkë kemi bërë çdo gjë”, tha Luana.
“Me Luanën kemi qenë në çerdhe, kopsht, universitet bashkë. Ne aty në E Diell ishim dy prezantuese që kishim dy prezantuese me dy skuadra. Patëm një periudhë pak vjeçare shumë të vrullshme”, tha Marina.