image Luajtën bixhoz, policia arreston 4 persona në Istog

Kosovë

Siguri/ Luajtën bixhoz, policia arreston 4 persona në Istog

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona në Istog nën dyshimin për bixhoz të paligjshëm.

“Policia në rajonin e Istogut në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm për përfshirje në aktivitetin e jashtëligjshëm – Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, shkruhet në komunikatë.

Lidhur me këtë aktivitet, në Stacionin Policor-Istog janë shoqëruar katër persona të dyshuar.

“SH. H. lindur me 19.09. 1994.

K. B.   lindur me 06.12. 1991.

B. H.   lindur me 08.02. 1988.

K. G.   lindur me 05.04. 1996.”

Nga të dyshuarit janë konfiskuar katër telefona mobil si dhe tre kompjuter (laptop). Me urdhër të Prokurorit Shtetit personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt./ Gazeta Sinjali/