Një ushtar shqiptar e ka befasuar nënën e tij pasi u kthye nga Afganistani.
Emocione, lot dhe përqafime shihen në videon e këtij rasti të postuar nga ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhacka.
“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni”, shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka