image Lot e përqafime, kthehen në Preshevë 30 maturantët e lënduar në aksidentin në Kosovë (VIDEO)

Rajon

Lot e përqafime, kthehen në Preshevë 30 maturantët e lënduar në aksidentin në Kosovë (VIDEO)

news image

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi gjatë ditës së djeshme në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, saktësisht në fshatin Vragoli, ku si pasojë mbetën të lënduar 30 persona. Autobusi i aksidentuar ishte i kompanisë “Graniti Trans” nga Presheva i cili po transportonte nxënës nga kjo komunë, të cilët ishin në një ekskursion.

Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar rëndë dhe ata kanë arritur të kthehen atje shëndosh e mire.

Mbrëmë, pak para mesnatës, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka njoftuar se të gjithë nxënësit janë mirë dhe pranë familjeve të tyre.

Ai tha se nuk ka asnjë humbje jete, ndërsa disa nga maturantët kishin pësuar lëndime të lehta. Gjithashtu, kryetari i Preshevës falënderoi institucionet e Kosovës për kujdesin e tyre.

“Shqetësimi që kishim për ta tashmë u lehtësua sepse të gjithë janë mirë dhe pranë familjeve të tyre. Maturantët e SHMT “Presheva” u rikthyen shëndoshë e mirë në shtëpi. Zoti i ruajt, çdoherë”, ka njoftuar ai.

https://www.facebook.com/shqiprim.videos/posts/pfbid0pR4XjUG45u1kK4xWyRCWSiQMNot5W52fA85vkHuKLGutF3Utp3487kVBgiYFV7YCl?cft[0]=AZWYAMgj9pkfIG8QPqCgo985dLeqQX3_UZHaPTY4gi5K2RJI_WiAdVFUhACbZolenhtMq7A8dRvTDtZxeX-FEwLKz2cGeqHsRyLfB2le1OIDZ4uQ-UNIzRFhFr_5ZP2_T6fWhoOKysVMa5DR4e2YJJFDLuwpXxTsXckZl9EjQSLIHg7oi5sf2ci-kgrYV8xYc9Y&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/