image Ankohen kandidatët që nuk u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë (VIDEO)

Arsim

Ankohen kandidatët që nuk u pranuan në Fakultetin e Mjekësisë (VIDEO)

news image

Dhjetëra maturantë të cilët nuk janë pranuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ia kanë mësyer dekanatit të këtij fakulteti sot, raporton Gazeta Sinjali.

Ata kanë shkuar për t’u ankuar rreth rezultateve preliminare të provimit pranues për studentët e rinj në vitin akademik 2021/2022.

Në Fakultetin e Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme, këtë vit është paraparë të pranohen 150 studentë./Gazeta Sinjali/