image Edhe këtë vit, maturantët të "suksesshëm" në kopjime

Shëndetësi

Edhe këtë vit, maturantët të “suksesshëm” në kopjime

news image

22 mijë maturantë po i nënshtrohen sot provimit të maturës, i cili do u ndihmojë atyre të orientohen në karrierë.

Por, sikur edhe viteve tjera, ky proces po përcillet me vëmendje, për shkak të rëndësisë që bartë dhe për shkak të shkarjeve e lëshimeve të shumta që bëhen gjatë këtij testimi, shkruan Gazeta Sinjali.

Lëshime të tilla, po vazhdojnë edhe këtë vit, kjo meqë janë krijuar grupe në rrjete sociale, me anë të të cilëve po shpërndahen përgjigjet për secilën pyetje.

Ndonëse është e ndaluar të mbahet telefoni gjatë procesit të testimit, mijëra nxënës janë pjesë e grupeve në Facebook e Viber, ku po “ndihmojnë” njëri-tjetrin.

/GazetaSinjali/