Roger Federer zyrtarisht mbylli mbrëmë karrierën e tij si lojtar profesionist në sportin e tenisit.
Ikona zvicërane ditë më parë njoftoi tërheqjen nga tenisi për arsye të lëndimeve të vazhdueshme, dhe njoftoi se turneu “Laver Cup” do të ishte dueli i fundit i tij i karrierës.
Federer vendosi që ndeshjen e fundit ta luajë përkrah rivalit dhe mikut tij, Rafa Nadal në dyshe.
Dy legjendat luajtën ndaj amerikanëve Jack Sock dhe Frances Tiafoe, duke humbur në tre sete pasi paraprakisht fituan të parin, megjithatë rezultati kishe pak rëndësi në këtë ballafaqim.
Pas ndeshjes, Federer e dha fjalimin e fundit si lojtar, duke emocionuar të gjithë të pranishmit, ku u panë lot e emocione të shumta.
If there's one thing you watch today, make it this.#LaverCup | @rogerfederer pic.twitter.com/Ks9JqEeR6B
— Laver Cup (@LaverCup) September 23, 2022