Rep-artistja shumë e përfolur shqiptare, Loredana Zefi, ka treguar se si ka humbur kilogramët e tepërt që i fitoi gjatë shtatzënisë.
Loredana së fundmi ka publikuar një fotografi në Instagram, në të cilën shfaqet me stomak të sheshtë, transmeton Gazeta Sinjali.
Rep-artistja ka zbuluar se këtë gjë e ka arritur në formë natyrale, pasi nuk është stërvitur dhe as nuk ka kryer “liposuction”.
“Liposcution” është një metodë që përdoret masivisht nga nënat e reja, të cilat duan të heqin dhjamin dhe të rimodelojnë barkun e tyre pas lindjes.
Mesa duket metabolizimi i Loredanës funksionon në mënyrë perfekte, ndaj ajo ka arritur të rikthehet në këtë formë pas lindjes, pa shtuar as kilogramë të tepërt.
Kujtojmë se Hana është vajza e vetme e Loredanës dhe Mozzik, të cilët kohëve të fundit po përfliten për ndarje./Gazeta Sinjali/