image ‘Lord of the Rings: Gollum" gati për vitin e ardhshëm

Modë & Stil

‘Lord of the Rings: Gollum” gati për vitin e ardhshëm

news image

Krijuesit e video-lojës së ardhshme “Lord of the Rings: Gollum” kanë konfirmuar se ajo do të jetë e gatshme në vitin 2021.

Në një intervistë për Edge Magazine, u zbuluan detaje shtesë rreth zhvillimit dhe dizajnit të kësaj loje video.

Studio Daedalic Entertainment ka zbuluar diçka për pamjen e Gollum. Siç thuhet, ata duan t’i japin më shumë thellësi emocionale, në mënyrë që lojtarët të mund të empatizohen me Gollumin më shumë sesa në film.

“Tolkin nuk na tregon se çfarë është Gollumi. Prandaj, në ilustrimet e para, ai është si një përbindësh që del nga këneta”, njofton studioja.

Prodhuesi i video-lojërave Kai Fibig shtoi gjithashtu se Daedalic nuk dëshironte të zhgënjejë njerëzit që shikonin vetëm filmat.

Sidoqoftë, Gollum nuk do të ngjasojë me Andy Serkis, aktorin që e ka luajtur atë, thotë Fibig.

Daedalic ka një kontratë ekskluzive, që do të thotë se mund të presim më shumë video-lojëra me bazë në Tokën e Mesme.

“Lord of Rings: Gollum” do të jetë në dispozicion për PlayStation 5, Xbox Series X dhe kompjuter vitin e ardhshëm./Gazeta Sinjali/