Mbi 9000 persona të cilët kanë rezultuar pozitivisht për koronavirus janë duke u trajtuar në spitalet e Anglisë.
Simon Stevens, zbuloi numrin e madh gjatë një vizite në spitalin e ri të ngritur në Londër, i cili është ndërtuar brenda qendrës ExCel.
Mbi 1000 persona kanë humbur jetën në Britaninë e Madhe nga koronavirusi, derisa mbi 17 mijë raste janë të infektuar me virusin Covid-19.
Johnson, i cili është në vetizolim pasi rezultoi i prekur nga Covid-19, paralajmëroi kufizime edhe më të rrepta nëse do të jetë e nevojshme./Gazeta Sinjali/