image Dy persona paralajmëruan një kërcënim me bombë, aeroplani detyrohet të ulet

Botë

Dy persona paralajmëruan një kërcënim me bombë, aeroplani detyrohet të ulet

news image

Një aeroplan i cili ishte nisur nga Polonia për në Irlandë, ësht detyruar të ulet në Anlgi, për shkak të një kërcënimi me bombë.

Pas kërcënimit me bombë, aeroplanin është dashur ta përcjellin dy aeroplanë ushtarakë, i cili është ulur në orën 18:40 sipas kohës lokale.

Fluturimi i Ryanairit është ulur në aeroportin “Stansted” në Londër, për të lejuar policinë e Essexit për të kontrolluar valixhet.

Policia ka njoftuar se nuk ka gjetur ndonjë gjë të dyshimtë dhe dy persona janë arrestuar me dyshimin se kanë bërë paralajmërimin dhe kanë rrezikuar të gjithë në aeroplan.

Personat të moshës 26 dhe 47-vjeçare, mbesin në paraburgim.

“Aeroplani ka ateruar normalisht, por është dërguar në një vend më periferik ku pasagjerët kanë zbritur në mënyrë të sigurtë”, është njoftuar nga zëdhënësja e Ryanair./ Gazeta Sinjali/