Ndonëse ka disa ditë që kanë hyrë në fuqi masa e reja dhe ndër to është vendosur që të kufizohet orari i lëvizjes për qytetarët, një gjë e tillë nuk po respektohet në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Në një video të dërguar nga një sinjalizues shihet se si në hyrje të autostradës së Prizrenit qytetarë të shumtë gjenden jashtë, madje edhe një lokal është ende i hapur, si dhe brenda tij ka njerëz.
Në këtë video e cila është bërë para pak minutash gjithashtu shihet se autobusë të shumtë janë parkuar në afërsi të këtij lokali.
Madje shihet se disa nga personat që gjenden jashtë lokalit nuk kanë të vendosura maskat.