Një lokal (emër i njohur për redaksinë) në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë nuk është duke e përfillur vendimin e mbrëmshëm të qeverisë që të mbyllen kafeteritë dhe restoranet në të gjithë Kosovën.
Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues për Gazetën Sinjali, ku ka thënë se i njëjti lokal që shet edhe bukë po shërben edhe kafe, por që nuk lëshon kupona fiskal për ta.
“Njerëzit janë në terrasë duke pirë kafe. Nuk po lëshohen kupon fiskal për kafe, veç për kifle”, ka thënë sinjalizuesi.
Kjo gjë shihet edhe në foton e dërguar nga sinjalizuesi, ku shihen disa persona në terrasën e këtij lokali.
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë së Kosovës që është mbajtur mbrëmë është marrë vendim që të mbyllen të gjitha kafeteritë, restorantet dhe qendrat tregtare. Këto masa të reja janë ndërmarrë pas paraqitjes së dy rasteve me koronavirus në Kosovë./Gazeta Sinjali/