Ndërsa barët dhe restorantet në gjithë Amerikën po përballen me vështirësi financiare, për shkak koronavirusit, një pronare lokali në Xhorxhia gjeti një mënyrë për të ndihmuar punonjësit e saj.
Jennifer Knox, e cila zotëron “Te Sand Bar” hoqi 3.714 dollarë të vendosura në muret e lokalit dhe ia dha punëtorëve të saj.
Knox ka punuar si banakier në The Sand Bar për shtatë vjet para se ta zotëronte atë, dhe tani drejton biznesin me nënën e saj.
Paratë ishin mbledhur nga klientët e lokalit gjatë 15 viteve të fundit.
Shumica e klientëve vinin nga jashtë për të bërë pushime në plazh. Ata shkruanin emrat në kartëmonedhat e dollarit dhe më pas i ngjisnin në murrët prej druri dhe në tavan.
Knox tha për CNN se u deshën pesë vullnetarë dhe më shumë se tre ditë për të hequr me kujdes paratë.
“Disa nga paratë përfshinin valutë të huaja që klientët i kanë mbledhur në shtetet të ndryshme të botës”, tha ajo.
“Unë nuk mund të rri pa bërë asgjë. Unë do të bëj çfarë të mundem për njerëzit e mi”, u shpreh pronarja e lokalit.
Muret e lokalit që dikur ishin të mbushur plot, tani duken të zhveshur.
Ajo shpreson se biznesi i saj do të rihapet përsëri pasi e gjithë kjo të ketë marrë fund. Ndërkohë Knox tha se do të vazhdojë të pranojë para për t’u dhënë punëtorëve të tjerë të shërbimit në vështirësi. /Gazeta Sinjali/