image Lokali ku u masakrua familja Berisha kthehet në muze

Kosovë

Lokali ku u masakrua familja Berisha kthehet në muze

news image

Sot bëhen 22 vjet nga masakra e familjes Berisha nga Suhareka.

Në këtë përvjetor të masakrës së rreth 50 anëtarëve të kësaj familje, lokali ku ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme është kthyer në muze, njofton Klan Kosova.

Në këtë organizim me homazhe në Kompleksin Memorial, mori pjesë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, si dhe familjarë e miq të familjes Berisha.

Sipas të pranishmëve, ky muze u bë që të ruhet ashtu siç është ruajtur deri më tani, në mënyrë që faktet e gjenocidit serb mbi popullatën civile në Kosovë të mbeten të freskëta për drejtësinë.

Kujtojmë se 22 vjet më parë në Suharekë, paramilitarët serbë masakruan rreth 50 anëtarë të familjes Berisha, duke lënë të mbijetuar vetëm Gramoz Berishën i cili atëherë ishte 8 vjeç, të ëmën e tij Vjollca Berishën dhe gruan e axhës, Shyhrete Berishën. /Gazeta Sinjali/