image Lojtari turk i NBA i rrezikuar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Basketboll

Basketboll/ Lojtari turk i NBA i rrezikuar nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

news image

Basketbollisti turk që luan me Boston Celtics në NBA, është i rrezikuar nga shteti i tij amë, Turiqa.

Kanter në vitin 2017 kishte shkruar një status në profilin e tij në Twitter ku i referohet presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan si “Hitleri i shekullit tonë”.

Për shkak të kësaj, Kanter kishte vendosur që të mos udhëtonte drejt Londrës për një ndeshje të ekipit të tij, pasi sipas disa informacioneve, Turqia i kishte kërkuar interpolit që ai të vendosej në listën e njerëzve në kërkim.

Kanter ka lindur në Zvicër, por prejardhja e tij turke mund t’i kushtojë shtrenjtë. /Gazeta Sinjali/