image Lojtari i Atleticos: Koka e Messit punon më shpejt se çdo qenie tjetër njerëzore

Futboll

Lojtari i Atleticos: Koka e Messit punon më shpejt se çdo qenie tjetër njerëzore

news image

Lionel Messi ka marrë disa lëvdata nga bashkëlojtari i tij tek Argjentina, Rodrigo de Paul, transmeton Sinjali Sport.

Mesfushori i Atleticos ka theksuar se Messi nuk ka asgjë më çfarë t’i dëshmojë futbollit, duke shtuar se koka e tij punon më shpejt se çdo qenie tjetër njerëzore.

Teksa 34-vjeçari po përgatitet për turneun e pestë të Botërorit në skenën më madhështore, De Paul u pyet nëse Messi mund t’i shpiej ata drejt një triumfi në Botëror për ta vulosur karrierën e tij me tituj.

“Së pari, Messi nuk ka nevojë për asgjë tjetër, pas gjithçkaje që i ka dhënë futbollit për ta vendosur në krye. Nuk kam shumë mendim për atë që po ndodh me të në Paris, sepse nuk jetoj aty nga dita në ditë, por mund t’ju them se çfarë bën ai në kombëtare. Ai është i lumtur me Argjentinën. Ai është lideri ynë, ne e ndjekim atë. Ai me siguri do të flasë me ne, do të shkojë në Kupën e tij të pestë të Botës dhe do të na japë këshilla, një fjalë inkurajimi, sepse ajo përvojë ka shumë peshë tani. Shpresoj që Messi ta shijojë dhe të mos e vuajë. Shpresojmë se do të shkojë mirë, do të shohim nëse është Botërori i tij i fundit apo jo, kjo i takon atij ta vendosë. Ai vërtet mund të vazhdojë të luajë për aq kohë sa të dojë sepse është në një nivel tjetër, koka e tij punon më shpejt se çdo qenie tjetër njerëzore, kështu që ne të gjithë do të përpiqemi ta bëjmë atë të shijojë këtë Kupë Botërore dhe, nëse arrijmë në ditën e fundit , edhe më mirë”, ka deklaruar mesfushori argjentinas.

/GazetaSinjaliSport/