Koronavirusi ka pezulluar sportin dhe jetën normale në Kosovë.
Por, lojtarët e ekipit të Feronikelit nuk po i ndalin stërvitjet. Ata po vazhdojnë që të stërviten në mënyrë individuale, transmeton Gazeta Sinjali.
Ekipi i Feronikelit ka publikuar video të lojtarëve, ku disa shihen duke stërvitur në borë e disa në shtëpi.
Deri më tani në Kosovë janë 20 persona të prekur nga koronavirusi./Gazeta Sinjali/