Anullimi apo shtyrja e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” nuk është marrë kurrë në konsideratë nga organizatorët e kësaj veprimtare pavarësisht frikës së madhe që ekziston sot në botë prej coronavirusit.
Shumë evente sportive janë anuluar apo kanë ndryshuar vendndodhje për shkak të virusit vdekjeprurës që ka prekur Kinën, një shtet afër Japonisë, që verën e këtij viti do të organizojë Olimpiadën.
Toshiro Mori, shefi i grupit organizatorë të “Tokio 2020”, ka folur sot për Olimpiadën që nis më 25 korrik.
“Nuk do të ketë asnjë shtyrje apo pezullim të Olimpiadës. Ne shohim me optimizëm përpara, duke marrë të gjitha masat që ky event të jetë model dhe të mos ekzistojë panik mes sportistëve apo spektatorëve”.
“Ne po monitorojmë situatën dhe jemi të vetëdijshëm për rrezikun që vjen nga coronavirus, por nuk trembemi. Kjo Olimpiadë duhet dhe do të zhvillohet me çdo kusht”, ka thënë Mori.