image 19 vjeçarja mbytet gjatë lojës “Kamikaz” në Stamboll, prindërit tmerrohen

Botë

19 vjeçarja mbytet gjatë lojës “Kamikaz” në Stamboll, prindërit tmerrohen

news image

Një adoleshente është gjendur e vdekur pasi është mbytur me të vjellën e saj kur u ndje keq teksa bënte një xhiro “zbavitjeje” në ngritësen e lartësive të quajtur “Kamikaz”.

Familjarët e saj të tmerruar që e shihnin nga poshtë, thanë se operatorët e lojës kishin refuzuar thirrjet e tyre për të ndaluar rrotullimet ulëse ngritëse, kur panë që 19 vjeçarja Zeynep Gunay po ndjehej keq në tragjedinë e të hënës në Turqi.

Incidenti ndodhi rreth orës lokale 14:00 në parkun e lojërave Hayrola Luna Park në Stamboll.

Gunay, e cila ëndërronte të bëhej psikologe, kishte shkuar në park teksa priste rezultatet e provimeve.

Një foto e fundit e saj nga kamerat e sigurisë e tregonte vajzën me maskë të bardhë fytyrë, veshje tradicionale hixhab gri, teksa priste për nisjes e lëvizjes, raporton TCH.

Gunay më pas kishte humbur ndjenjat gjatë lëvizjes së makinerisë dhe volli.

Prindërit e saj thanë se kur më në fund mjeti ndaloi, Gunay ishte pa ndjenja por stafi i parkut nuk e mori seriozisht çështjen.

Gunay u dërgua më pas në spital me një ambulancë, ku u shpall e vdekur.

Familjarët besojnë se vajza humbi jetën nga neglizhenca dhe zotohen se do të bëjnë gjithçka për të bërë drejtësi.

Pas vdekjes së Gunay, rrjeti vendas Haberler tha se ajo kishte siguruar rezultatet e nevojshme për të hyrë në universitetin që dëshironte.

Pretendimet e familjes së Gunay po hetohen nga policia.

Britanikja Daily Mail shkruante gjithashtu se “një deklaratë në turqisht nga parku i tragjedisë, nuk mund të përkthehej në formë elektronike”.

/Gazeta Sinjali/