Kosova është shpallur zyrtarisht Organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030.
Me 35 vota pro Kosovës, nga 52 votat sa kanë qenë në procesin e votave të deklaruara, Kosova ka fituar të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri Kurti e ka quajtur këtë një arritje të jashtëzakonshme, duke thënë se mezi presin që t’i mirëpresin të gjitha vendet pjesëmarrëse dhe të festojnë më botën.
Postimi i plotë:
Kosova është zyrtarisht nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtinë 2030. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Mezi presim të mirëpresim të gjitha vendet pjesëmarrëse dhe të festojmë me botën! urime te gjitheve!