image “Loja me gurë” i fut në telashe dy burra në Skenderaj, njëri kërcënon tjetrin me sëpatë për një fjalë goje

Siguri

“Loja me gurë” i fut në telashe dy burra në Skenderaj, njëri kërcënon tjetrin me sëpatë për një fjalë goje

news image

Jo rrallëherë motivet e konflikteve e te përleshjeve kanë ndodhur si pasojë e debateve verbale, që kanë eskaluar e shpesh kanë përfunduar edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

“Për një fjalë goje”, dyshohet se janë kapur edhe dy burra në fshatin Runik të Skenderajt, të cilët përfunduan në Polici për shkak të një mosmarrëveshje.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rasti ka ndodhur të shtunën, në orët e mbrëmjes, kur të dyshuarit ndodheshin në një lokal, ku po luanin ‘Domino’.

Loja në të cilën morën pjesë 58-vjeçari i dyshuar dhe 41-vjeçari siç duket përfundoi me zënka, e më pas pasuan edhe kërcënimet.

Sinjali mëson se i dyshuari 58-vjeçar i është vërsulur viktimës me sëpatë, duke tentuar ta godas, derisa kanë ndërhyrë disa qytetarë përreth për ta ndaluar, para se të ndodhte diçka më e keqe.

Por aty nuk mbaroi, pasi dikush e njoftoi Policinë dhe si rezultat palët përfunduan në stacion policorë, bashkë me dëshmitarët për të dhënë deklaratat në lidhje me rastin.

Sipas të njëjtave burime, pas intervistimit nga hetuesit policorë, Prokurori i Shtetit ka vendosur që ndaj të dyshuarit të iniciojë rastin si “Kanosje”.

/GazetaSinjali/