Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Zvicrës po zhvillojnë sonte ndeshjen e dytë në Grupin A, shkruan Sinjali Sport.
Azzurri kanë rritur epërsinë në 2-0, ndaj helvetëve.
Mesfushori italian Locatelli realizoi përsëri, veçse kësaj herë nga një goditje e bukur jashtë 16-të metrave.
Locatelli. Wow. #ITA pic.twitter.com/tAlx2LFW7t
— Cenk (@CenkCOYS) June 16, 2021
Manuel Locatelli shënoi golin e parë pas një super aksioni në minutën e 26-të.
Italianët janë lider në këtë grup me tre pikë, teksa zviceranët kanë vetëm një pikë.
Ndeshja po të zhvillohet në “Olimpico” të Romës.
Kapiteni Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri sërish janë startues në këtë ndeshje, teksa Admir Mehmedi ndodhet në bankën e rezervistëve. /Gazeta Sinjali Sporti/