image Llogaritë e Telekomit priten të zhbllokohen nesër, Qeveria do të jetë garantuese e marrëveshjes

Kosovë

Llogaritë e Telekomit priten të zhbllokohen nesër, Qeveria do të jetë garantuese e marrëveshjes

news image

Sot bordi i Telekomit të Kosovës ka zhvilluar një takim me kompaninë “Dardofon”, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali kanë njoftuar se nesër merret përgjigja, derisa po shqyrtohen modalitetet e pagesës së borxhit, që tashmë është konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit.

Gazeta Sinjali merr vesh se Qeveria e Kosovës do të jetë garantuese në këtë marrëveshje të Telekomit me “Dardafone”.

Telekomit të Kosovës më 26 tetor i janë bllokuar sërish llogaritë bankare nga përmbaruesi privat që përfaqëson kompaninë e familjes Devolli “Dardofone”.

/GazetaSinjali/