image Llapjani i kërkuar nga Gjykata kapet në Merdare, dërgohet në vuajtje të dënimit - Sinjali

Llapjani i kërkuar nga Gjykata kapet në Merdare, dërgohet në vuajtje të dënimit

news image

Sot rreth orës 10:30 në pikën kufitare në Merdare është arrestuar një 39-vjeçar pasi ndaj tij ishte një urdhëresë e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

I dyshuari ka qenë i dënuar për veprën penale “Sulm”.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë njoftuar se i dyshuari pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

Sot në raportin 24-orësh, Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona ndaj të cilëve Gjykata ka lëshuar urdhëresë

“Fsh. Budisalc, Klinë 09.04.2022 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.”

“Jarinje 09.04.2022 20:25 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.”

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin