Llapi ka marrë një fitore tejet të madhe në shtëpi, teksa ka mposhtur Feronikelin me rezultat 2-1.
Ndeshja nisi me shumë ritëm ku dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi.
Llapi ishte skuadra e parë që gjeti golin, kur në minutën e 12-të realizoi Ersil Ymeraj me kokë për 1-0.
Epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se pesë minuta, për tu barazuar rezultati në 1-1.
Ishte qendërmbrojtësit i Feronikelit, Ilir Berisha që realizoi një gol të bukur për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Me rezultatin e barabartë përfunduan edhe 45 minutat e para.
Llapi e nisi më mirë edhe pjesën e dytë, kur ishte përsëri Ersil Ymeraj që realizoi tani pas një gabimi të Smakiqit për 2-1.
Feronikeli ka mundur të largohet me një pikë nga Podujeva, por që dështuan të shënojnë nga penalltia.
Ishte Jean Carioca që mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, por portieri italian Giacomo Nava e priti atë për t’ia siguruar tri pikët e para në pranverë skuadrës së tij.
Kjo fitore Llapin e vendos në pozitën e gjashtë në tabelë me 28 pikë, sa ka edhe Feronikeli në pozitën e pestë.