Llapi ka mposhtur Feronikelin në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ me rezultat 2-1.
Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 42-të nga Mentor Zhdrella. Ndërsa golin e barazimit e shënoi në minutën e 81-të Melvan Zeka.
Ndeshja pritej të përfundonte me barazim, por në minutat e fundit Mërgim Pefqeli shënoi me kokë, duke bërë kështu që Llapi ta fitojë ndeshjen.
Skuadra e Llapit me këtë fitore kalon në vendin e parë me 17 pikë, ku ndanë pikët e njëjta me skuadrën e Ballkanit. Ndërsa, Feronikeli mbetet në pozitë të tretë me 15 pikë./Gazeta Sinjali/