image Llapi i vazhdon kontratën edhe për një vit shtatë futbollistëve

Futboll

Llapi i vazhdon kontratën edhe për një vit shtatë futbollistëve

news image

Bujar Idrizi, Benjamin Emini, Arbnor Ramadani, Elvis Prençi, Ardit Peposhi, Kushtrim Shabani dhe Edon Zeqiri kanë nënshkruar kontratë të re me klubin e Llapin edhe për një vit, njofton klubi në fjalë përcjell Sinjali Sport.

Skuadra e Llapit nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratave me shtatë futbollistët kyç të skuadrës në vitet e fundit, sidomos në edicionin që lamë pas, të cilët kontribuan në suksesin e skuadrës me rastin e fitimit të Kupës së Kosovës.

Postimi i plotë i KF Llapit në “Facebook” pa ndërhyrje:

“Grupi prej shtatë futbollistëve të prirë nga kapiteni i skuadrës, Bujar Idrizi dhe zv. kapiteni Benjamin Emini, mbrojtësit Elvis Prençi dhe Ardit Peposhi, mesfushorët Arbnor Ramadani, Kushtrim Shabani e Edon Zeqiri, ndonëse kishin kontratë valide deri pas ndeshjeve të Evropës, u dakorduan me vazhdimin e kontratës edhe për edicionin e ardhshëm 2021/22. Kontratë me skuadrën deri më 2022 kanë portieri: Marijan Coric, mesfushorët: Edon Sadriu e Kastriot Selmani, kurrse sulmuesit Valmir Veliu dhe Adonis Aliu kanë kontratë deri në vitin 2023, dhe mesfushori defanziv, Ilir Krasniqi deri në vitin 2025. Vazhdojmë të bashkuar drejt suksesit në ndeshjet ndërkombëtare”.

/Gazeta Sinjali Sporti/