Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovic, është pajisur me patentë shofer ndërkombëtar, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook.
Lladrovci thotë se patentë shoferin e ka pranuar në zyrën e tij të punës nga një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Me shumë kënaqësi, e pranova patentë shoferin e Kosovës – patentë shofer ndërkombëtar. Në zyrë prita Afrim Istogun, zyrtar nga Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dega në Drenas, të cilin e falënderova për këtë nderim”, ka shkruar ndër të tjera ai.
I pari i Skënderajt ka uruar që të tejkalohen pengesat për njohjen e patentë shoferit.
“Republika e Kosovës është moti e pavarur”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/