Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka komentuar vizitën e Albin Kurtit në Skenderaj ku ky i fundit u gjuajt me gurë dhe me vezë, transmeton Gazeta Sinjali.
Lladrovci ka shkruar se Drenica është mikpritëse për të gjithë, porse është shqetësuese se si Kurti u shoqërua atje nga Njësia Speciale.
“Policia e Kosovës, duhet të japë sqarim, përse tërë ai kordon i policëve me armë të gjata në një qytet tejet miqësor, apo kishte informacion se jeta e dikujt ishte e kërcënuar. Nëse këtë nuk e sqaron Policia e Kosovës, për keqardhje, duket dorëzim para sondazheve të rrjeteve sociale, duke rënë viktimë e dezinformatave për rezultatin zgjedhor para zgjedhjeve madje edhe shpërdorim i autoritetit dhe nënshtrim para autoritetit të supozuar”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Lladrovci ka shkruar edhe për njohjen nga Izraeli të cilin e ka quajtur hap të madh dhe historik. /Gazeta Sinjali/