image Lladrovci në prani të Kurtit pranon grant mbi 287 mijë euro për performancën komunale

Kosovë

Grant/ Lladrovci në prani të Kurtit pranon grant mbi 287 mijë euro për performancën komunale

news image

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar grantin 287,151 euro për performancën ndër më të mirë komunale.

Lladrovci në prani të kryeminstrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministres Emilija Rexhepi, ka pranuar shpërblimin nga MAPL si ndër komunat me performancë më të mirë komunale në vlerë prej 287,151 euro.

Kryetari Lladrovci ka njoftuar se këto mjete për performancë të shkëlqyer të komunës së Drenasit do të përdorën për projekte në të mirë të qytetarëve.

“Kjo është edhe një mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm për qytetarët, për zbatimin e ligjit dhe ligjshmërisë, me mundësitë që kemi në dispozicion. Si çdo herë, kam qenë i nderuar të prezantoj edhe zyrtarët e shkëlqyer të Komunës së Drenasit, të prezantoj qytetarët dhe ata që na përkrahën dhe inkurajuan për të bërë më të mirën e mundshme, për të arritur performancën e shkëlqyer komunale, në nivel vendi”, ka shkruar mes të tjerash Lladrovci në facebook.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë me rastin e nënshkrimit të grantit:

Sot, në prani të kryeministrit në detyrë, z. Kurti dhe ministres Rexhepi, kam pranuar shpërblimin nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për performancën e shkëlqyer të komunës së Drenasit, në vlerë prej 287.151 euro. Këto mjete do të përdoren për të mirën e qytetarëve, të harmonizuara me qytetarët, me prioritet kolektorët e ujërave të zeza për ngritjen e cilësisë së jetës në komunë.

Kjo është edhe një mirënjohje për angazhimin e vazhdueshëm për qytetarët, për zbatimin e ligjit dhe ligjshmërisë, me mundësitë që kemi në dispozicion.

Si çdo herë, kam qenë i nderuar të prezantoj edhe zyrtarët e shkëlqyer të Komunës së Drenasit, të prezantoj qytetarët dhe ata që na përkrahën dhe inkurajuan për të bërë më të mirën e mundshme, për të arritur performancën e shkëlqyer komunale, në nivel vendi.

Edhe më fuqishëm, do të vazhdojmë të kryejmë punën tonë, jo vetëm si obligim e zotim para qytetarëve por edhe si detyrim që kemi para jetës dhe veprës së heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit, idealin e të cilëve ne sot e jetojmë!