image Lladrovci - Kica-Xhelilit: Dëm që nuk erdhe në PDK, tek adresa ku forca e bën fuqinë

Politikë

Lladrovci – Kica-Xhelilit: Dëm që nuk erdhe në PDK, tek adresa ku forca e bën fuqinë

news image

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po thotë se adresa më e mirë partiake, për Doarsa Kica-Xhelilin, do të ishte Partia Demokratike e Kosovës.

Një vlerësim i tillë i Lladrovcit, vie pas zhvillimeve politike në vend, ku Kica-Xhelili dha dorëheqje nga lista Guxo, duke iu bashkuar zyrtarisht Lidhjes Demokratike të Kosovës.

”Gratë e forta në politikë, nuk janë të rralla, por, për fat të keq, bota mashkullore i mbivoton me zhurmë e mashtrime. Mbivotimin e zërit të gruas nuk e kemi lejuar në Drenas.

Dëshmi për gruan e fortë në politikë është Doarsa Kica Xhelili e cila ia përplasi derën partisë së shumicës. Politika nxjerr bërllokun në shesh më shpejt se profesionet tjera.

Doarsa tregoi në politikë si mund të jesh vetja, vetja përball joshjes së pushtetit dhe shpërblimit që vije nga shumica. Trushpëlarët ditëve të fundit po e sulmojnë në rrjete sociale pa nda, por, nuk do të kenë sukses kundër një gruaje të fortë.

Rreshtimi kundër shumicës parlamentare është arritje kundër mashtrimit. Adresa më e mirë e saj, për këtë guxim ku forca e bën fuqinë, do të ishte PDK-ja. Dëm që nuk erdhi tek ne!”.

/GazetaSinjali/