image Lladrovci: Keqbërësit e PDK-së kanë shkuar në Vetëvendosje

Politikë

Lladrovci: Keqbërësit e PDK-së kanë shkuar në Vetëvendosje

news image

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për problemet brenda partisë në këtë qytet. Ndërkohë ka pasur një mesazh për Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

Ju (Vetëvendosje) e keni edhe më keq se PDK-ja në Drenas. Që ta dini si Vetëvendosje. Sepse krejt keqbërësit, një pjesë e madhe e keqbërësve të PDK-së kanë shkuar në Vetëvendosje dhe partitë tjera sepse s’kanë gjet më në PDK”, tha Lladrovci në T7.

Unë ndihem shumë mirë sepse nuk jam vetë”, shtoi Lladrovci.

Unë e kam një kabinet të jashtëzakonshëm, e kam pasur një Asamble të jashtëzakonshme dhe të gjithë asamblistët e partive tjera që kanë ardhur te unë kanë ardhur vetëm se e kanë parë punën time. Kanë qenë më parë në PDK por s’i kanë lënë bërrylat dhe kanë ardhur dhe më kanë ndihmuar”, thotë Lladrovci. /GazetaSinjali/