Dioçeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel lidhur me liturgjinë fetare në kishën e papërfunduar në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Ata e kanë quajtur fyerje dhe gënjeshtër deklaratën e kryeministrit Kurti se peshkopi i kësaj Dioçeze ka bërë liturgji në një kishë të Millosheviqit, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo Dioçezë ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku ndër të tjera thuhet se kisha dhe toka ku është ndërtuar ajo, janë pronë e Kishës Ortodokse.
“Një deklaratë së fundi e z.Kurti në Bruksel se “janë zhvilluar liturgji në kishat e Millosheviqit” është një tjetër seri e fyerjeve dhe gënjeshtrave me anë të cilave, institucionet e Kosovës e shkelin të drejtën themelore fetare të Kishës Ortodokse Serbe”, thuhet në reagimin e kësaj Dioçeze.