Parlamenti i Lituanisë votoi unanimisht të martën për përcaktimin e grupit mercenar rus Wagner “një organizatë terroriste”, duke e akuzuar atë për “krime sistematike, të rënda të agresionit” në Ukrainë, raporton Reuters.
Wagner thuhet është përpjekur të rekrutojë në shkollat e mesme të Moskës, duke shpërndarë pyetësorë dhe duke mbledhur detajet e kontaktit të nxënësve të interesuar që mund të duan të bëhen “luftëtarë të rinj”, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes.
Wagner u kishte premtuar falje të burgosurve që ishin regjistruar për të luftuar në Ukrainë, por Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se rreth gjysma e atyre të burgosurve të vendosur tashmë “ka të ngjarë të jenë bërë viktima”.