Lista Serbe ka reaguar pas arrestimit të ish-policit Slajdan Trajkoviq duke thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon represionin ndaj serbëve.
“Dënojmë ashpër vazhdimin e represionit të regjimit diktatorial, antiserb të Albin Kurtit i cili pa asnjë provë arrestoi Sladjan Trajkoviqin dhe e akuzoi për krime lufte”, thuhet në reagim.
Më tej në njoftimin e Listës Serbe, thuhet se qëllimi i dukshëm për të rrëmbyer një serb tjetër nga më të afërmit e tij dhe frikësuar serbët përmes dhunës institucionale reflektohet në faktin se Sladjan Trajkoviq ishte polic i Kosovës për më shumë se 8 vite, në veri të Kosovë. Ai jeton për më shumë se 20 vjet dhe kur u largua nga Policia e Kosovës iu kujtua ta arrestonte për krime lufte kur u largua nga policia, për ta akuzuar për krime lufte.
“Ky arrestim i pabazë është një hap tjetër drejt destabilizimit të mundësive dhe pjesë e planit të Albin Kurtit për vazhdimin e represionit dhe persekutimit të serbëve nga shtëpitë e tyre”, thonë Lista Serbe.
Më tej në njoftim thuhet se është e qartë se bashkësia ndërkombëtare po shikon në heshtje diskriminimin e vazhdueshëm ndaj popullit serb dhe shkeljen e të drejtave themelore të njeriut.
“Por nuk do të na pengojë të ndalojmë së luftuari për të drejtat tona”, thuhet në fund të reagimit të Listës Serbe.