image Lista Serbe paralajmëron Albin Kurtin

Kosovë

Qeverisje/ Lista Serbe paralajmëron Albin Kurtin

news image

Lista Serbe në një komunikate për media kanë ‘kërcënuar’ Albin Kurtin se ai nuk mund ta formojë qeverinë e re në Prishtinë pa të zgjedhurit e serbëve në Kosovë. Kanë thënë se nëse ka qëllim t’i injoroj serbet “mund të përshëndetet me formimin e qeverisë”.

Në komunikatën për media kanë thënë se Lista Serbe po injorohet pavarësisht rezultatit të arritur në zgjedhje që tregon se serbët kanë zgjedhur të përfaqësohen nga Lista Serbe.

“Synimi i pretendentit për formimin e Qeverisë së re në Prishtinë është të injorojë rezultatet e zgjedhjeve dhe vendimin e popullit serb për të zgjedhur Listën Serbe si përfaqësues të interesave në institucionet në Kosovë por për të arritur një marrëveshje me serbët privatë, flet në favor të faktit se Albin Kurti dhe lëvizja e tij duan të shkelin aktet më të larta juridike që ata vetë kanë miratuar dhe kështu shkelin të gjitha parimet ligjore dhe demokratike “, thuhet në deklaratën e tyre./Gazeta Sinjali/