image Lista Serbe fiton zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut

Politikë

Lista Serbe fiton zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në Komunën e Mitrovicës së Veriut dhe në atë të Podujevës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas rezultateve të votave të numëruara 100%, kandidati i Listës Serbe, Millan Radojeviq ka në Mitrovicën Veriore 89.86% të votave të fituara.

Ndërkohë i dyti qëndron, kandidati i VV-së, Erden Atiq, me vetëm 3.68% të votave.

I treti është kandidati i PDK-së, Florent Azemi me vetëm 3.54%.

Kurse, i fundit qëndron kandidati i Pavarur, Dushan Millunoviq, i cili numëron vetëm 2.92% të votave në qytetin e Mitrovicës Veriore.

/Gazeta Sinjali/