image Lista me emrat e 18 kandidatëve për drejtor të Doganës

Kosovë

Lista me emrat e 18 kandidatëve për drejtor të Doganës

news image

Në konkursin për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës kanë aplikuar 18 kandidatë, ndër ta edhe ish-drejtori i këtij institucioni, Bahri Berisha dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit aktual, Ibrahim Xhaka.

Kandidatët në garë janë: Betim Elezaj, Ardian Jashari, Bahri Berisha, Arlind Limani, Fetah Zejnullahu, Agim Nika, Ibrahim Xhaka, Bekim Mehmetaj, Bashkim Arifi, Agron Sadiku, Nehat Daki, Besim Curri, Gyltene Syla – Kastrioti, Feim Brava, Ekrem Hajdari, Fatmir Miftari, Shkëlzen Mustafa dhe Agron Llugaliu.

Konkursi për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës është shpallur nga Ministria e Financave më 3 gusht dhe ka qenë i hapur deri më 1 shtator.

Nga kjo ministri kanë premtuar se ky proces do të jetë transparent e profesional.

Megjithatë, ishte thënë se ky proces i rekrutimit do të monitorohet nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese.

Konkursi për këtë pozitë ishte hapur edhe në muajin shkurt, gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, kur në pozitën e ministrit të Financave ishte Besnik Bislimi, por fillimisht ishte pezulluar, për t’u anuluar më pas nga ministrja aktuale e Financave, Hykmete Bajrami, pasi që kishin kaluar afatet ligjore të rekrutimit për shkak të pandemisë COVID-19 (kufizimi i lëvizjes). /Gazeta Sinjali/