image Lista e kandidatëve të përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të KEK- ut

Kosovë

Lista e kandidatëve të përzgjedhur për intervistë për Bordin e Drejtorëve të KEK- ut

news image

Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, pritet të votojë shkarkimin e bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka arritur ta sigurojë listën e kandidatëve që ishin përzgjedhur për t’u intervistuar për Bordin e Drejtorëve të kësaj ndërmarrje, nga e cila listë vetëm dy emra janë përzgjedhur. Ata janë Fatime Grajçevci dhe Petrit Ibraj.

Sipas procedurave, për t`u konsideruar që votimi ka mbaruar, duhet të kalojnë katër orë.

Materialet janë dërguar në formë elektronike për votim në orën 13:00 dhe të gjithë anëtarët e ekzekutivit brenda 4 orëve kanë të drejtë të shprehin mendimin përmes votës së tyre. Afati i votimit përfundon në ora 17:00. /Gazeta Sinjali/