image Lirohet studentja shqiptare dhe 41 të tjerë të evakuuar në karantinë në Turqi

Rajon

Njoftim/ Lirohet studentja shqiptare dhe 41 të tjerë të evakuuar në karantinë në Turqi

news image

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njoftoi se 42 personat e evakuuar nga qyteti Wuhan në Kinë i prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) duke përfshirë edhe studenten shqiptare, janë liruar nga karantina dhe do të vazhdojnë jetët e tyre normale, pa monitorim.

Koca realizoi vizitë në spitalin “Zekai Tahir Burak” në Ankara ku u trajtuan 42 qytetarëte, të cilët u evakuuan nga qyteti Wuhan në fillim të këtij muaji dhe për të cilët ka përfunduar periudha e vëzhgimit.

Siç raportojnë mediat në Turqi, ministri turk ka bërë të ditur se lirimi i tyre do të bëhet pasrezultateve të mostrës së fundit që u bë dje, e cila rezultoi se asnjë nga personat e izoluar nuk ka shenja të sëmundjes.

Sipas ministrit turk, analiza të tilla janë bërë nga bordi shkencor çdo tri ditë, që ng adita e parë e izolimit të 42 personave në karantinë.

“Për rezultatet e të gjitha ekzaminimeve janë përdorur ‘paketat vendase të diagnostikimit‘ dhe mund të them lirisht se nuk ka ndonjë rast të koronavirusit”, tha Koca.

Në mesin e 42 personave ndodhen gjashtë shtetas të Azerbajxhanit, tre të Gjerorgjisë dhe një shtetase e Shqipërisë, rikujtoi ministri turk, i cili tha se është takuar me secilin prej tyre.

“Kanë treguar durim gjatë këtij procesi, edhe për shëndetin e tyre, por edhe për shëndetin e qytetarëve tanë, duke kaluar një periudhë karantine për 14 ditë”, shtoi Koca.

Ai tha se të gjithë shtetasit e huaj do të kthen në vendlindje nesër, pasi i kanë rezervuar biletat e avinoit për nesër.

“Pra, do të kemi si mysafirë edhe për një ditë vëllezërit dhe motrat tona”, tha Koca, duke bërë të ditur se personat nën karantinë kanë mbetur shumë të kënaqur.

Ndaj një pyetjeje lidhur me ‘paketën vendase të prodhuar për diagnostikimin e koronavirusit’, Koca tha se kjo paketë është zhvilluar në kuadrin e të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Deri më tani, diagnostikimet tona zgjatnin nga katër deri në 24 orë, por me këtë paketë mund të arrihet rezultati nga 90 deri në 120 minuta.Kjo paketë është e rëndësishme sepse redukton kohën e pritjes të të sëmurëve dhe me diagnostikimin e hershëm mundëson fillimin sa më të shpejtë të trajtimit”, theksoi ministri turk.

Duke njoftuar se këtë paketë diagnostikimi kanë filluar ta përdorin që nga enjtja e kaluar dhe se rezultatet e dy personave të fundit që ndodheshin në krarantinë i kanë punuar me këtë paketë të shpejtë, Koca tha se “paketa vendase e diagnostikimit ka një normë saktësie 99,6 për qind, pothuajse 100 për qind”./Gazeta Sinjali/