image Lirohet nga spitali Bill Clinton

Botë

Lirohet nga spitali Bill Clinton

news image

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton u lirua sot nga një spital në Kaliforni pas trajtimit të një infeksioni për pesë ditë.

Clinton doli nga spitali krah për krah me bashkëshorten dhe ish-kandidaten për Presidente, Hillary Clinton duke bërë me shenjë se gjithçka është mirë dhe u përshëndet me stafin para kamerave.

Ish-presidenti 75 vjeçar u lirua nga qendra UC Irvine, tha doktori Alpesh Amin në një deklaratë përmes një zëdhënësi të Clinton.

Temperatura dhe qelizat e bardha të gjakut janë të normalizuara dhe ai do të kthehet në New York për të përfunduar trajtimin me antibiotikë”,shtoi Amin.

Lideri i ShBA-së u pranua të martën në mbrëmje në spital për shkak të një infeksioni që nuk lidhet me COVID-19, kishte bërë të ditur zëdhënësja Angel Urena në Twitter.

New York Times kishte raportuar se Clinton ka zhvilluar një infeksion të traktit urinar që u shndërrua në sepsis./GazetaSinjali/